Pezullimi i rektorit Mynyr Koni, dekanët e fakulteteve të UT në krah të Besa Shahinit
shqiperia
Pezullimi i rektorit Mynyr Koni, dekanët e fakulteteve të UT në krah të Besa Shahinit

Pezullimi i rektorit Mynyr Koni, dekanët e fakulteteve të UT në krah të Besa Shahinit

Tiranë, 15 prill - Dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës e kanë cilësuar si të drejtë vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini për pezullimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni.

Në një konferencë për mediat, dekanët e cilësuan si një zgjidhje të vonuar por tërësisht ligjore.

Sipas deknait të fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, ligji arsimit pas nëj viti e gjysmë gjeti dritën jeshile duke I dhënë fund një ngërçi të krijuar nga individë të caktuar brenda në universitet.

“Situata e zgjidhjes së problemit është vonuar shumë. Pas një viti e gjysmë ligji më së fundi gjeti dritën jeshile, është respekt i ligjit të arsimit të lartë dhe Kushtetutës. Ngërçi i krijuar në Universitetin e Tiranës nuk konfirmohet nga dëshirat e individëve brenda Universitetit dhe jashtë tij, ka institucione që i ka deleguar nëse ka apo jo shkelje, një prej tyre është MAS. Po kështu konstatime të shkeljes së ligjit janë bërë nga KLSH, gjykatat, Ministritë e tjera. U desh dhe protesta e studentëve që ti jepte impakt pozitiv zgjidhjes së këtij problemi. Deri më sot këtë e ka mbajtur peng politika. Komentet dhe intepretimet politike e kanë vonuar situatën dhe sot pas reagimit të studentëve.”

Nga ana tjetër, dekani Juridikut, Artan Hoxha akuzoi rektorin Koni se ka nënshkruar kontrata financiare që nuk kanë qenë kompetencë e tij.

“Janë nënshkruar kontrata financiare nga Rektori i Universitetit që nuk ka asnjë kompetencë në drejtim ashtu siç nuk kemi as ne dekanët megjithëse na është kërkuar të zëvendësojmë administratorët tanë dhe se kemi bërë, janë marrë njerëz në punë në kundërshtim me ligjin, janë penguar funksione të rëndësishme të strukturave përbërëse të UT, janë kryer veprime të hapura në kundërshtim me ligjin sikurse raporti i fundit i MAS prej 100 faqesh tregon për veprimtarinë e Universitetit, në veçanti të Rektorit”.

Në konferencë mori pjesë, dekani I Ekonomikut, Dhori Kule, ai I Juridikut, Artan Hoxha dhe Artan Sula I Gjuhëve të Huaja.

© ZHURNAL 15.04.2019, 14:41 | Xh.I. | 432 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."