Zv/ministri grek i punëve të jashtme në vizitë zyrtare në Shkup
maqedonia
Zv/ministri grek i punëve të jashtme në vizitë zyrtare në Shkup

Zv/ministri grek i punëve të jashtme në vizitë zyrtare në Shkup

Shkup, 15 prill - Zv/Ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Terens Nikollaos Kuik sot dhe nesër po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të takohet me ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, transmeton Zhurnal.

Në takimin me  Dimitrov, siç informojnë nga MPJ, parashihet që të shkëmbejnë mendime për zhvillimin e mardhënieve dhe bashkëpunimin mes dy vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe vizitën e fundit të kryeministrit grek Aleksis Cipras në shtetin tonë.

Në kuadër të takimit parashihet që zv/Ministri Kuik të pranohet edhe nga Kryeministri Zoran Zaev, ndërsa duhet të realizon takime edhe me ministrin pa resor Edmond Ademi si dhe me zv/ministrin e punëve të jashtme, Andrej Zhernovski, informojnë nga MPJ.

© ZHURNAL 15.04.2019, 15:47 | Xh.I. | 522 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."