Promovohet pulla postare me Jashar Bej Shkupin
maqedonia
Promovohet pulla postare me Jashar Bej Shkupin

Promovohet pulla postare me Jashar Bej Shkupin

Shkup, 15 prill - Nën organizimi të Postës së Maqedonisë së Veriut dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore, u bë promovimi o pullës së re postale, “70 vite nga vdekja e Jashar Bej Shkupit”. 

Gjatë këtij promovimi, folësit u shprehën se Jashar Bej Shkupi është një figurë shumë e rëndësishme për historinë e qytetit.

Sipas tyre, sakrifica dhe kontributi i tij ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e shoqërisë shqiptare në Shkup. Prandaj, ata vlerësuan, se duhet të ndjeket rruga e tij për investim në arsim cilësor dhe kulturë sepse, vetëm kjo është çelsi i pavdekshmërisë së kombit tone. Jashar bej Shkupi ka qenë kryetari i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit dhe prefekt i Shkupit nga muaji dhjetor në vitin 1880 gjer në muajin prill të vitit 1881.

Kontribut të madh dha në financimin e arsimit shqip në Shkup. Me mjete të veta materiale bëri renovimin e objekteve e monumenteve kulturoro historike të Shkupit. 

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:19 | Z.H. | 2,199 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."