AS: Juve do ta shesë Dybalan në Bayern, për t’i hapur rrugë blerjes së talentit Felix
sport
AS: Juve do ta shesë Dybalan në Bayern, për t’i hapur rrugë blerjes së talentit Felix

AS: Juve do ta shesë Dybalan në Bayern, për t’i hapur rrugë blerjes së talentit Felix

Juventusi do të takohet për të diskutuar rreth talentit të madh portugez të Benficas, Joao Felix, gjatë kësaj jave, si dhe do ta shesë Paulo Dybalan në Bayern Munich në mënyrë që ta financojë blerjen e tij.

Sipas të përditshmes spanjolle “A”, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, do të takohet me agjentin e Felix, jorge Mendes, të martën për të arritur marrëveshje për 19-vjeçarin.

Edhe pse Benfica e vlerëson 120 milionë euro ylli e saj, gazeta spanjolle shkruan se kjo nuk e ka frikësuar Juven, me adoleshentin që dëshiron të luajë përkrah Cristiano Ronaldos.

Mendes dhe Paratici tashmë kanë bashkëpunuar në marrëveshje tjetër për transferimin e Ronaldos dhe Joao Cancelos verën e kaluar.

Për ta financuar blerjen e Felix, shkruan AS, Paulo Dybala do të shitet në Bayern Munich.

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:21 | Z.H. | 515 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."