De Gea shpreson te përmbysja: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj Barcelonës
sport
De Gea shpreson te përmbysja: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj Barcelonës

De Gea shpreson te përmbysja: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj Barcelonës

Portieri i Manchester United, David de Gea, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e vet se ata duhet të përmirësohen, për të mposhtur Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

United viziton të martën Barcelonën për ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve, teksa të parën në “Old Trafford” e humbi 1-0.

“Natyrisht që është e vështirë, por nëse dëshiron të jesh ekip i madh, duhet të luash ndeshje të mëdha në Ligën e Kampionëve”, tha De Gea.

“Duhet të jemi të përqendruar për një ndeshje të vështirë përsëri. Mendoj se nuk luajtëm mirë ndaj West Hamit, duhet të përmirësohemi shumë, sepse kemi një sfidë të madhe të martën me Barcelonën”, shtoi “gardiani” i “Djajve të kuq”.

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:21 | Z.H. | 575 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."