Muhamed Sejdini në vizitë te kreu i UEFA-s, Aleksandar Çeferin
sport
Muhamed Sejdini në vizitë te kreu i UEFA-s, Aleksandar Çeferin

Muhamed Sejdini në vizitë te kreu i UEFA-s, Aleksandar Çeferin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini sot qëndron në vizitë tek kreu i UEFA-s, Aleksandar Çeferin. Ky takim ndodh me ftesë të kreut të UEFA-së që priti Sejdinin për të diskutuar pas zgjedhjes së tij si kryetar i FFM-së, ku mes tjerash bisedohet për planet që shtëpia e futbollit vendor do t’i përpilojë për të ardhmen.

“Jemi të gëzuar që te UEFA kemi partner të shkëlqyeshëm dhe në këtë mënyrë me përkrahje të madhe nga miku ynë Aleksandar Çeferin do të ndërtojmë federatë edhe më të fuqishme me strukturë të mirë dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme me asosiacionet tjera. FFM është pjesë e pandarë e familjes së UEFA-së e cila gjithmonë do të mbështesë bazën e saj”, shprehet nga Gjeneva presidenti i FFM-së Muamed Sejdini, i cili vazhdon takimin e sotëm me numrin ‘një’ të UEFA-së, Aleksandar Çeferin.

Ky takim u paralajmërua që pas 17 marsit kur Muamed Sejdini u zgjodh president i ri i FFM-së kur në telegramin e Xhani Infantinos dhe Aleksandar Çeferenit, mes tjerash u tha se e presin në zyrat e tyre. Takimi u shty deri tani shkaku i angazhimeve të dy palëve. /Shenja

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:22 | Z.H. | 544 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."