Gjen vdekjen një person teksa ishte duke ecur në rrugët e Shkupit
kronika
Gjen vdekjen një person teksa ishte duke ecur në rrugët e Shkupit

Gjen vdekjen një person teksa ishte duke ecur në rrugët e Shkupit

 

Shkup, 15 prill- Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00 është denoncuar rasti se në bulevardin "Koço Racin" është gjetur pa shenja jete T.K. (60) nga Manastiri, transmeton Zhurnal.

Sipas denoncimit ai ka vdekur deri sa ka qenë duke ecur në rrugët e Shkupit, në një moment i është përkëqëuar gjendja dhe ka rënë. 

Mjekët kanë konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dhënë për autopsi. 

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:25 | L.E. | 2,821 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."