Patriarku Irinej ftoi serbët të qëndrojnë në Kosovë
kosova
Patriarku Irinej ftoi serbët të qëndrojnë në Kosovë

Patriarku Irinej ftoi serbët të qëndrojnë në Kosovë

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë për disa ditë, Patriarku Irinej, pas Prizrenit, vizitoi Shtërpcën, ku u bëri thirrje besimtarëve për unitet.

 

Atje, Irinej ka porositur serbët se nuk janë harruar dhe se duhet të qëndrojnë në vendin e tyre, , siç tha ai, “në atdheun e tij.”

 

Ai u prit nga Peshkopii Rashkës në Prizren – Teodosije.

 

“Qëndroni këtu, në vendin tuaj, në shtëpinë tuaj, në atdheun tuaj, ne nuk do të heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe ju të gjithë, dhe fuqitë e ndryshme të kësaj bote mund të flasin atë që duan”, tha Patriarku Irinej,raporton televizioni Hram, transmeton Klan Kosova.

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:25 | Z.H. | 431 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."