Shënohet rritje tek çmimet bujqësore
ekonomi
Shënohet rritje tek çmimet bujqësore

Shënohet rritje tek çmimet bujqësore

Shkup, 15 prill - Çmimet bujqësore në mars të vitit 2019, në raport me të njëjtin muaj vjet, tek inputi është rritur për 21 për qind, ndërsa tek autputi shënohet rritje prej 1.3 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Në mars të vitit 2019, në krahasim me marsin e vitit 2018, çmimet e inputit, respektivisht mjetet vijuese të shpenzuara në bujqësi janë rritur për 2,4 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve të inputit, respektivisht mjetet e dedikuara për investimin në bujqësi janë rritur për 1,6 për qind.

Në pjesën e autputit, në mars të vitit 2019, në krahasim me marsin e vitit 2018, çmimet e prodhimeve bimore kanë shënuar rritje prej 1,5 për qind, ndërsa çmimet e prodhimeve shtazore kanë mbetur të pandryshuara./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:07 | Z.H. | 1,640 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."