Kreatorët e aplikacionit inovativ Speak Out për luftën kundër dhunës së moshatarëve u takuan me ministrin Ademi
maqedonia
Kreatorët e aplikacionit inovativ Speak Out për luftën kundër dhunës së moshatarëve u takuan me ministrin Ademi

Kreatorët e aplikacionit inovativ Speak Out për luftën kundër dhunës së moshatarëve u takuan me ministrin Ademi

Shkup, 15 prill - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot u takua me ekipin e nxënësve nga vendi që e kanë krijuar aplikacionin mobil inovativ Speak Out për mbështetjen e viktimave të dhunës së moshatarëve, dhe për të cilën nga UNICEF-i fituan shpërblim – mbështetje dhe 20.000 dollarë amerikanë për zhvillim të mëtejshëm, implementim dhe promovim të iniciativës së tyre.

Gjatë këtij takimi Ademi ka shprehur kënaqësinë për prezantimin dinjitoz të vendit dhe suksesit të arritur në kuadër të sfidës globale të të rinjve Generation Unlimited të UNICEF-it, si program të cilin e promovuan liderët botërorë, duke përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe drejtorin ekzekutiv të UNICEF-it Hernieta For, e që ka për qëllim përkrahjen e të rinjve nga mbarë bota të cilët kanë ide të shkëlqyera, por që nuk kanë resurse që idetë t’i shndërrojnë në realitet.

“Ministria, shteti dhe unë si ministër jemi krenarë më të gjithë ju. Si të rinj dhe mendje të ndritura ju dëshmuat se keni ide dhe energji të krijoni një botë më të mirë për vete dhe për të gjithë ne. Edhe si individë edhe si ekip treguat se mund të bëni ndryshime të mëdha që do të lëvizin jo vetëm shoqërinë por, në përgjithësi, edhe botën”, theksoi Ademi para nxënësve që bënin gara me moton “AndroMeta”, duke shtuar se shteti së bashku me të gjithë aktorët kryesorë, si dhe me UNICEF-in do të vazhdojë t’i mbështesë talentet e reja dhe të investojë në përvetësimin e diturive, kreativitetin dhe inovacionin e tyre.

SpeakOut është aplikacion mobil që ka për qëllim që të rinjtë në mënyrë anonime të kërkojnë ndihmë apo të ofrojnë mbështetje moshatarëve të tyre. Për të rinjtë të cilët eventualisht do ta shfrytëzojnë këtë aplikacion, u ofrohet dy opsione për ofrimin e ndihmës – ta paraqesin publikisht dhe të marrin ndihmë nga anëtarët tjerë në komuniteti apo të bisedojnë me vullnetar, privatisht, në katër sy.

Në kuadër të sfidës së të rinjve Genration Unlimited janë përfshirë më shumë se 800 inovatorë nga 16 vende. Pesë ekipet fituese, ndër të cilat edhe ekipi i Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Alekdandra Popovska – 18 vjeçare, Dario Stojanov – 16 vjeçar, Matej Pllavevski – 16 vjeçar, Amra Liçina – 17 vjeçare dhe Dançe Petrushevska – 18 vjeçare u prezantuan javën e kaluar në Nju Jork.

© ZHURNAL 15.04.2019, 18:23 | T.E. | 883 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."