Padi penale për prodhim dhe shitje të drogës kundër 36-vjeçarit nga Shtipi
kronika
Padi penale për prodhim dhe shitje të drogës kundër 36-vjeçarit nga Shtipi

Padi penale për prodhim dhe shitje të drogës kundër 36-vjeçarit nga Shtipi

Shtip, 15 prill - SPB-Ohër ka ngritur padi penale kundër personit V.H. (36) nga Shtipi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” si dhe për “mundësimin e përdorimit të drogave narkotike”. Më 29 korrik 2018, në Ohër, policia gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga V.H ku ishte prezent edhe personi P.Sh. nga Shtipi, ka gjetur dhe konfiskuar kokainë. Pas kryerjes së hetimeve nga ana e policisë është konstatuar se personi V.H. ka furnizuar me drogë personin P.Sh.

© ZHURNAL 15.04.2019, 18:09 | T.E. | 689 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."