ASHMAA publikoi raportin e parë për fushatën
maqedonia
ASHMAA publikoi raportin e parë për fushatën

ASHMAA publikoi raportin e parë për fushatën

Shkup, 15 prill - Në nëntë ditët e para të fushatës, mediat kombëtare më shumë janë koncentruar në aktivitetet e kandidatëve presidencialë, ndërsa disa prej tyre në lajme aspak nuk raportuan për zgjedhjet lokale ose as nuk përmendën ndonjërin nga kandidatët. Dy televizione raportuan vetëm për zgjedhjet në komunën e Dibrës, tregon raporti i parë i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele të cilin e publikuan sot.

Raporti ka të bëjë me mënyrën e raportimit të radiodifuzerëve gjatë fushatës zgjedhore për periudhën prej 1 deri më 9 prill të vitit 2019. Me monitorimin ishin përfshirë gjithsej 32 servise programore në nivel kombëtar (13 televizione dhe dy radio), 17 televizione rajonale dhe lokale.

Mediet rajonale dhe lokale, sipas ASMAA, ishin më të përqendruara në zgjedhjet lokale për komunën e tyre, por me minutazhe të vogla, me përjashtim të RTM-së me seli në Ohër i cili në pjesën më të madhe të lajmeve ka raportuar për aktivitetet në lidhje me fushatën për kryetar të komunës.

“Për fushatën presidenciale nuk raportohej me intensitet të madh, për çka mund të thuhet se koha e paraparë për kandidatët nuk është mjaftueshëm e madhe që të nxirren vlerësime për atë se sa është respektuar parimi i shpërndarjes së barabartë të kohës mes tre kandidatëve, gjegjësisht a është arritur balancë në raportim. Megjithatë, të dhënat japin indikacione për atë se a është ruajtur dhe si parimi i barazisë”, thuhet në kumtesën e ASHMAA-së.

Analiza e tyre ka konfirmuar disa qasje të raportimit në media. Disa nga ata kanë bërë përpjekje që të sigurojnë barazi në shpërndarjen e kohës të cilën e kanë ndarë së bashku për kandidatët dhe për partitë të cilat i mbështesin, të tjerë kanë bërë përpjekje që të sigurojnë barazi të përafërt të kohës mes kandidatëve.

“Te disa nga radiodifuzerët përmes kohës mund të shihet dallimi në intensitetin e fushatës së Blerim Rekës – ishte individualisht, ishte së bashku me partitë të cilat e mbështesin, përderisa te disa media koha për kandidatin Blerim Reka, përveç se në intensitetin e fushatës së tij, ka të bëjë edhe me dallimin e qasjes – artikuj më të shkurtër, pa fjalime të drejtpërdrejta, që nuk është rasti me raportimin për dy kandidatët tjerë”, thonë nga ASHMAA.

Praktika e TV “Sonce” që t’i raportojë para së gjithash qëndrimet e partisë politike Aleanca Maqedonase, kryetari i së cilës është pronar i televizionit, ka vazhduar edhe në nëntë ditët e para të fushatës.

Shumica e medieve kanë realizuar edhe emisione të veçanta informative (intervista dhe debate) të dedikuara për zgjedhjet, ndërsa në pjesën tjetër të emisioneve ditore-informative, zakonisht më së shumti kohë ndahet për aktivitetet e Qeverisë.

Servisi publik RTVM 1 dhe TV 24 Lajme kanë siguruar informacione për personat me dëgjim të dëmtuar, me atë që në gjuhën e shenjave përkthehej edicion njëditor i lajmeve, si dhe një pjesë e debateve./MIA

Raportin e parë për mënyrën e raportimit të radiodifuzerëve gjatë fushatës zgjedhore (01.04.2019 – 09.04.2019) mund ta gjeni në www.avmu.mk

© ZHURNAL 15.04.2019, 19:29 | T.E. | 1,055 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."