FOTO Zjarr në katedralen Notër Dam në Paris
bota
FOTO Zjarr në katedralen Notër Dam në Paris

FOTO Zjarr në katedralen Notër Dam në Paris

Paris, 15 prill - Në katedralen e njohur Notër Dam në Paris sot shpërtheu zjarr, kumtuan përfaqësuesit e shërbimeve kundër zjarreve, njofton BBC.

Në vijim është operacion i madh për shuarjen e zjarrit, ndërsa zëdhënësi i institucionit në Tuiter ka shkruar se zona është është pastruar nga njerëzit.

Tani për tani nuk dihet arsyeja për zjarrin, por paramendohet se është e mundur të jetë e lidhur me rinovimin e katedrales.

Prefekti i Parisit konfirmoi se zjarr i madh e ka përfshirës Kishën e Shën Mërisë dhe apeloi që njerëzit të qëndrojmë mënjanë dhe të mos u pengojnë zjarrfikësve.

Fotografitë të cilat janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë si del tym i dendur mbi 850 metra në ndërtesën e vjetër gotike.

Vitin e kaluar, Kisha katolike në Francë dha kërkesë urgjente për mjete financiare për shpëtimin e katedrales, e cila filloi të rrënohet.

© ZHURNAL 15.04.2019, 20:17 | B.L. | 2,626 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."