Parisi në flakë, Franca në zi kulturore, bota mban frymën
bota
Parisi në flakë, Franca në zi kulturore, bota mban frymën

Parisi në flakë, Franca në zi kulturore, bota mban frymën

Parisi në flakë, Franca në zi kulturore, bota mban frymën. Një zjarr ra gjatë ditës së sotme në katedralen emblematike të “Notre Dame” në Paris, që me shumë mundësi ka lidhje me punimet që po zhvillohen për rinovimin e godinës, njoftuan zjarrfikësit.

 

Sipas zjarrfikësve, zjarri, rrethanat dhe dëmet e të cilit ende nuk janë përcaktuar, ra në papafingo të katedrales, monumenti historik më i vizituar në Europë.

 

Sipas zëdhënësit të Notre Dame, zjarri ra rreth orës 16:50 GMT.

 

Në një postim në Twitter, zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan:

 

“Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë.”

 

Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë lëshoi një apel urgjent për fonde për të shpëtuar katedralen, që kishte nisur të rrënohej.

 

Në lidhje me zjarrin në katedrale reagoi edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Është e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta ndërhyrja me ujë nga ajri mund të vërë nën kontrollat flakët. Duhet të veprohet shpejt!”.

https://www.facebook.com/CBSNews/videos/491059868315666/

© ZHURNAL 15.04.2019, 20:38 | T.E. | 17,252 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."