Zjarri në Notre Dam, Merkel: Simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane
bota
Zjarri në Notre Dam, Merkel: Simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane

Zjarri në Notre Dam, Merkel: Simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane

Gjermania i jep mbështetjen e saj Francës pas zjarrit të madh që po shkatërron sot katedralen e Notre Dam në Paris, simbol i Francës.

 

“Këto imazhe të tmerrshme të Notre Dam në zjarr të trishtojnë. Notre Dam është një simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”, shkruan në “Twitter” zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.

Nga ana tjetër edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, kishte vlerësuar pak më herët se ky zjarr ka prekur gjithashtu zemrat e gjermanëve.

© ZHURNAL 15.04.2019, 21:24 | T.E. | 488 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."