Fatmir Sejdiu godet Isa Mustafën: I ka humbur të gjitha zgjedhjet
kosova
Fatmir Sejdiu godet Isa Mustafën: I ka humbur të gjitha zgjedhjet

Fatmir Sejdiu godet Isa Mustafën: I ka humbur të gjitha zgjedhjet

Në T7, Sejdiu thotë se nuk ka pasur asnjë problem personal me Mustafës, dhe e ka uruar kur është zgjedhur kryetar i LDK’së.

“Unë nuk kam asgjë personale. Në ju kujtohet, në Kuvendin e 7, Mustafa I ka marrë ato vota, unë në mënyrën më të njerëzishme e kam uruar”, ka thënë Presidenti Sejdiu.

Mirëpo, ai thotë se Mustafa duhet të jetojë me projektin e tij, e të mos pres që tjerat parti të bëjnë gabime, që LDK të fitojë.

Sipas Sejdiut, Mustafa i ka humbur të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë që kur është zgjedhur në krye të LDK’së.

“Ai ka humbur zgjedhjet e 2010, ka humbur Prishtinën në 2013. Nuk duhet të jetoj në pritjet e gabimeve të tjerëve, por duhet të jetojë në projektin e vetë”, ka thënë Sejdiu.

© ZHURNAL 15.04.2019, 21:35 | T.E. | 488 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."