Bullizmi në shkollë, vetëflijohet fëmija sirian
bota
Bullizmi në shkollë, vetëflijohet fëmija sirian

Bullizmi në shkollë, vetëflijohet fëmija sirian

Një familje siriane që kishte emigruar në Kanada, ka folur për vdekjen e vajzës së tyre pasi ajo kreu vetëvrasje si pasojë e ngacmimit në shkollë.

 

Trupi i 9-vjecares Amal Alshteiwi u gjet nga nëna e saj në shtëpinë e tyre në Calgary, pasi ajo ishte ankuar për abuzim të vazhdueshëm fizik dhe verbal nga shokët e klasës. Ngacmimi vazhdoi pavarësisht ndryshimit të shkollave, duke e lënë Amalin të shqetësuar dhe në ankth.

 

“Dy javë para se ajo të zhvendosej nga kjo shkollë në një shkollë tjetër, fëmijët erdhën tek ajo dhe thanë: ‘Edhe nëse shkon në një shkollë tjetër ata nuk do të të duan, as fëmijët e as mësuesit. Kudo që të shkosh, më mirë të vrasësh veten”, tha nëna e Amal, Nasra Abdulrahman, duke folur përmes një përkthyesi.

 

“Ata ishin duke e ngacmuar gjatë gjithë kohës, duke i thënë: ‘Ti je e shëmtuar, nuk je e bukur'”, shtoi babai i saj.

 

Familja e saj erdhi në Kanada tre vjet më parë si refugjatë të sponsorizuar nga qeveria kanadeze.

 

Megjithëse prindërit e Amal thanë se disa herë adresuan shqetësimet e tyre te menaxhmenti i shkollës, mësuesit nuk arritën të mbronin 9-vjeçaren nga abuzimi, e as t’i ofrojnë ndonjë mbështetje shtesë.

Lajmi i vdekjes së Amal shënon incidentin e fundit të abuzimit ndaj fëmijëve refugjatë në vendet ku ata kanë ikur nga lufta brutale.

© ZHURNAL 15.04.2019, 21:56 | T.E. | 1,053 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."