Ministri Mançevski kërcënon administratën 6 ditë para zgjedhjeve
maqedonia
Ministri Mançevski kërcënon administratën 6 ditë para zgjedhjeve

Ministri Mançevski kërcënon administratën 6 ditë para zgjedhjeve

Shkup, 15 prill - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski thotë se bartja e të punësuarve në sektorin publik do të jetë në konsultime me punonjësit.

“Bashkë me Ministrinë për punë dhe politikë sociale, Sekretariatin për eurointegrime dhe Ministrinë e financave punojmë në propozimin që do të mundësojë mënyrën e që shpresojmë se do të tërheqë më shumë njerëz edhe nga institucione tjera në kuadër të sektorit publik por edhe jashtë nga institucionet që do të bashkohen në procesin e bisedimeve, kjo është një gjë që duhet të punojmë në muajt në vazhdim, të reagojmë shpejtë dhe mendoj se duhet të bëhemi gati nga ky moment kur do të fillojnë bisedimet dhe të përgjigjemi ndaj kërkesave”, theksoi kështu Mancevski duke shtuar: “Do të punohet në disa fusha ku do të mundohemi të kemi sa më shumë njerëz si nga jashtë por edhe nga brenda instituconeve sepse kemi kapacitete, sigurisht dinamika do jetë ashtu si do të happen kapitujt, në sektorët që janë të parët në rend dite gjendja nuk është e keqe por menjëherë pastaj ë disa sektor që do hapen bisedimet duhet të jemi të gatshëm”.

Mançevski nuk zbulon se sa është numri i të punësuarve që do të barten nga sektori publik në atë privat, dhe kur do të hyjë në fuqi ky vendim ligjor.

“S’ka nevojë që administratorët të frikësohen nga mënyra se si do të zbatohet. Çdo gjë do të jetë vullnetare, por fakt është se duhet të bëjmë diçka në reformimin e sistemit”, tha Mançevski duke shtuar se situata nuk mund të mbesë në ‘status quo’.

Sot u mbajt debat për ndryshimet e ligjeve të të punësuarve në sektorin publik dhe për punëtorët në administratë. Ministri Mançevski njoftoi se reformat do të jenë në konsultim me të gjitha palët e prekura, për dallim nga vitit 2015, ku siç tha ai, s’ka pasur debat. Ndryshimet ligjore, sipas tij, në qershor ose korrik duhet të hynë në procedurë parlamentare.

© ZHURNAL 15.04.2019, 22:10 | T.E. | 5,866 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."