Përleshje masive para ndeshjes mes Juventusit dhe Ajaxit - ka të arrestuar
sport
Përleshje masive para ndeshjes mes Juventusit dhe Ajaxit - ka të arrestuar

Përleshje masive para ndeshjes mes Juventusit dhe Ajaxit - ka të arrestuar

Policia italiane ka arrestuar 54 tifozë të Ajaxit para çerekfinales së Ligës së Kampionëve me Juventusin, pasi atyre i janë gjetur armë.

 

Në një njoftim nga autoritetet është konfirmuar se 54 tifozë kanë bartur mjete të dyshime si armë dhe fishekzjarre.

 

Ata tashmë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

 

Të gjitha këto incidente kanë nisur që nga ndeshja e parë në Amsterdam.

Në kryeqytetin holandez ka pasur përleshje masive mes tifozëve, ku ka pasur edhe të arrestuar si dhe turma ishte larguar me gaz lotsjellës.

© ZHURNAL 15.04.2019, 22:51 | T.E. | 799 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."