Shpëtohet struktura kryesore e Katedrales Notre Dame
bota
Shpëtohet struktura kryesore e Katedrales Notre Dame

Shpëtohet struktura kryesore e Katedrales Notre Dame

Struktura kryesore e Katedrales Notre Dame është ruajtur nga shkatërrimi.

“Tani mund të themi se struktura e Notre-Dame është ruajtur nga shkatërrimi total”, ka thënë një zyrtar i ekipit francez të zjarrfikësve ka njoftuar Agjencia e lajmeve “Reuters”.
AFP” gjithashtu po raporton se struktura kryesore ka “shpëtuar dhe është ruajtur”.

“Zjarri tani është më i dobët. Tani jemi në një kohë të ftohjes, por të dy kullat e katedrales janë të sigurta. Ne ende po punojmë për të shpëtuar punën artistike të katedrales”, ka thënë Laurent Nunez, sekretar i ministrit të Brendshëm Francez.

Ndërkohë, presidenti francez, Emannuel Macron shpalli edhe gjendjen e Emergjencës Kombëtare për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa prej disa orësh ndodhet pranë objektit që po digjet.

“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Si të gjithë bashkëkombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën”, ka thënë presidenti francez për mediat.

© ZHURNAL 15.04.2019, 23:52 | T.E. | 1,060 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."