Zaev: Do bëjmë reforma në gjyqësor dhe do ta pastrojmë administratën!
maqedonia
Zaev: Do bëjmë reforma në gjyqësor dhe do ta pastrojmë administratën!

Zaev: Do bëjmë reforma në gjyqësor dhe do ta pastrojmë administratën!

Shkup, 15 prill - Kryeminsitri i Maqedonisë Zoran Zaev në emisionin”Click Plus”në TV 21 ka folur për shumë tema që kanë të bëjën me qëverisjen e tij dhe raportin me shqiptarët, njofton "Zhurnal".

Përveç reformave të cilat janë bërë deri më tani pritet që reforma thelbësore të bëhet edhe në gjyqësor, por Zaev ka thënë se me ligjet aktuale është problem.

“Po negociojmë me BE-në që të bëhen lehtësime për akademinë e gjyqëtarëve pasi kemi mungesë kuadri të ri. Duhet të bëjmë një veting në drejtësi”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev ka thënë se së shpejti do të fillojë pastrim i administratës shtetërore dhe shumë persona që janë në administratë do të transferohen në sektorin publik.

“Do të ketë përgjegjësi.  Një pjesë e administratës do të largohen. Do ta zvogëlojmë administarëtn por jo duke i larguar nga puna por duke i dërguar në sektorin privat”, tha Zaev.

Ai gjithashtu kërkoi nga të rinjtë që mos të rrijnë gjithë natën dhe të flejnë ditën, pasi është koha që të ndryshojmë jetën dhe të fokusohemi në punë.

“Duhet ta ndërrojmë mentalitetin edhe të rinjtë mos të rrijnë gjithë natën dhe të flejnë deri në 11.00”, tha Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë duke iu referuar temës se a iu ka borxh shqiptarëve, tha se nuk i kam borxh askujt.

“Unë kam për obligim që të angazhohem për të gjithë qytetarët. Për shqiptarët kam instaluar që të ketë zhvillim të barabartë. Kam bërë autostrada, ujësjellës, spitale, kopshte, shkolla, gjithandej ku ka edhe shqiptarë. Më e rëndëishmja është se gjuhën shqipe e kemi bë zyrtare”, tha Zaev.

Kryeministri ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale duke qenë i bindur në fitoren e kandidatit të përbashkët të koalicionit qeveritarë.

 

© ZHURNAL 15.04.2019, 23:06 | B.L. | 2,932 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."