Alarmon OBSH: Trefishohen rastet e fruthit
maqedonia
Alarmon OBSH: Trefishohen rastet e fruthit

Alarmon OBSH: Trefishohen rastet e fruthit

Shkup, 15 prill - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin lidhur me një rritje prej 300 për qind në rastet e fruthit globalisht, në tremujorin e parë të vitit 2019 krahasuar me vitin e kaluar.

Deklarata e OBSH-së vjen pasi ekspertë të shëndetësisë në pjesë të ndryshme të botës, janë duke fajësuar një rritje të lëvizjes kundër vaksinimit për rritjen e shpërthimit të sëmundjes ngjitëse por të parandalueshme.

OBSH tha të hënën se tendencat e hershme për vitin 2019 kanë nënvlerësuar ashpërsinë e shpërthimeve pasi që vetëm një në dhjetë raste të fruthit u raportuan.

“Shumë vende janë në mes të shpërthimeve të mëdha të fruthit, me të gjitha rajonet e botës që po përjetojnë ngritje të qëndrueshme në raste”, tha OBSH.

Deri më tani këtë vit, 170 vende kanë raportuar 112,163 raste të fruthit në OBSH.

Në të njëjtën periudhë në 2018’ën, 163 vende kishin raportuar 28,124 raste.

OBSH tha se rritja më dramatike e rasteve – një rritje prej 700 për qind në krahasim me vitin e kaluar – është raportuar në kontinentin afrikan, i cili ka një mbulim më të dobët të vaksinimit sesa rajonet e tjera.

© ZHURNAL 15.04.2019, 23:09 | T.E. | 1,231 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."