Tre tërmete të njëpasnjëshme në jug të Shqipërisë
shqiperia
Tre tërmete të njëpasnjëshme në jug të Shqipërisë

Tre tërmete të njëpasnjëshme në jug të Shqipërisë

Tiranë, 15 prill - Dje rreth 16 lëkundje sizmike janë shënuar në territorin e Shqipërisë. Tërmeti i fundit është shënuar në orën 19:11 në Leskovik, transmeton Dita. Ky termat ka qenë i shkallës 2.6 Rihter në thellësinë 8 km.

Po në Leskovik rreth orës 16:23, u shënua një lëkundje më e madhe e shkallës 3.7 Rihter që është ndjerë në të gjithë qarkun e Korçës. Thellësia e këtij tërmeti ishte vetëm 2 km.

Tërmeti i dytë i madh që lëkundi jugun e Shqipërisë rreth orës 14:12 u shënua në zonën kufitare me Greqinë, rreth 11 kilometër larg Leskovikut. Shkalla e këtij tërmeti ishte 3.1 Rihter.

Lëkundja e tretë që është ndjerë gjerësisht është shënuar në orën 13:51 po në kufirin shqiptaro-grek rreth 10 km larg Leskovikut. Kjo lëkundje sizmike ishte e shkallës 3.4 Rihter.

Ndërkohë lëkundjet e tjera kanë qenë të vazhdueshme, por nuk e kanë kapur shkallën 3 Rihter.

© ZHURNAL 15.04.2019, 09:13 | Xh.I. | 289 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."