Danit i mbetet hatri: Remzie Osmani nuk më ka thirr në dasmë
showbiz
Danit i mbetet hatri: Remzie Osmani nuk më ka thirr në dasmë

Danit i mbetet hatri: Remzie Osmani nuk më ka thirr në dasmë

Njëra ndër dasmat që bëri bujë kohëve të fundit në vendin tonë ishte dasma e djalit të këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit.Dasma e madhe e Hamzës, djalit të Remzies ka mbledhur emra të njohur nga fusha e artit dhe të fushave tjera.Për dallim nga shumë që shumë emra publik ishin të pranishëm në dasmën e djalit të Remzies, në këtë dasmë ka munguar këngëtari i mirënjohur, Ramadan Krasniqi-Dani.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, i cili tregoi që Remzie Osmani nuk e ka thirrur në dasmën e djalit.Dani tha që kjo nuk është për tu çuditur dhe nuk ia zë për të madhe sepse sipas tij, është e pamundur që të harrohet dikush, ose nuk ka mundësi që t’i thërras të gjithë.Dani uroi martesën e djalit të Remzies si dhe martesën e vajzës së Shkurte Fejzës, Gresës dhe e falënderoi për ftesën, duke kërkuar falje që nuk ka mundur që të jetë pjesëmarrës./rtv21

© ZHURNAL 15.04.2019, 09:36 | L.E. | 1,373 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."