Klopp nuk pret që City të lëshojë pikë
sport
Klopp nuk pret që City të lëshojë pikë

Klopp nuk pret që City të lëshojë pikë

Jurgen Klopp pret që Manchester City t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura në Ligën Premier, në garën për titull me Liverpoolin.

Redsat e mposhtën Chelsean dhe janë në krye të tabelës me dy pikë më shumë se rivali për titull që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa trajneri gjerman nuk pret që skuadra e Pep Guardiolas të lëshojë pikë.

“Pyetja e parë në takimin e sotëm ishte: ‘Cili është rezultati i Cityt?’ Nuk mund të mos dëshirosh ta dish. Mirëpo, kjo nuk na intereson neve”.

“Presim që ata t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e tyre, prandaj duhet të marrim sa më shumë pikë që është e mundur dhe nëse shpallemi kampionë, atëherë do të jetë bukur dhe nëse nuk shpallemi, sërish do të mbesim skuadër e mirë futbolli”, ka deklaruar Klopp për BBC Sport.

Në ndërkohë edhe Guardiola beson që City duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet, në mënyrë që të shpallet kampion. /Telegrafi/

© ZHURNAL 15.04.2019, 09:09 | Xh.I. | 601 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."