Nuk pritet që sektori qytetar të jetë faktor krucial në negociatat me BE-në
Fillon pagesa e subvencioneve për duhanin
maqedonia
ekonomi
Nuk pritet që sektori qytetar të jetë faktor krucial në negociatat me BE-në
Fillon pagesa e subvencioneve për duhanin

Nuk pritet që sektori qytetar të jetë faktor krucial në negociatat me BE-në

Nuk mund të pritet që sektori qytetar të jetë faktor krucial në negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Sektori qytetar mund të ndihmojë me dozën e vet të caktuar të ekspertizës, por në asnjë rast nuk mund të jetë baza në negociatat me Unionin. Këtë sot e deklaruan drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut, Urania Pirovska dhe Simonida Kacarska, drejtoreshë e Instituti për politikë evropiane, në prezantimin e Raportit në hije për “Kapitullin 23” . “Kapacitetin që duhet ta ketë administrata nuk mund të plotësohet me sektorin qytetar. Sistemi i organizimit të negociatave ka shumë modele, dhe secili vend duhet ta gjejë atë që i përshtatet. Sektori qytetar për shkak të kushteve specifike të zhvillimit ka edhe dozë të caktuar të ekspertizës, që mund të ndihmojë por ai në asnjë rast nuk mund të jetë baza” , tha Kacarska, njofton agjensia MIA, transmeton zhurnal.mk

 

Theksoi se përvojat nga vendet e tjera tregojnë se thelbi që i zhvillon negociatat duhet të jetë nga administrata, sepse negociatat do të zgjasin shumë, dhe ata njerëz do të duhet gjatë kohë të kyçen në to. Lidhur me ligjin për Prokurorinë publike, shtoi se ajo që mbetet në fokusin e vendeve-anëtare të BE-së është se si do të ruhet pavarësia e Prokurorisë Speciale Publike, dhe si do të sendërtohet në sistemin e PP-së të Maqedonisë së Veriut. “Nevojitet të kihet proces transparent lidhur me këtë çështje, dhe është e qartë se vendet-anëtare kyçe në BE presin përparim lidhur me atë, deri në vendimin në qershor, dhe është një nga aspektet që qëndron si detyrë e papërfunduar” , tha Kacarska. Pirovska, nga ana e vet theksoi se transparenca e Qeverisë ndaj sektorit qytetar është për t’u përshëndetur. “Atë duhet ta shohim nëpër disa dimensione. Nga njëra anë mbështetja e ekspertëve, megjithatë qeveria dhe procesi i negociatave duhet të jetë i hapur drejt sektorit qytetar, edhe për shkak të legjitimimit dhe transparencës, jo vetëm nga aspekti i mbështetjes eksperte” , tha ajo. Pirovska tha se sektori qytetar është i përfshirë në pothuajse të gjitha grupet e punës në Qeverinë e RMV-së, dhe se ndajnë kapacitete të mëdha dhe energji, me atë për ta ndihmuar Qeverinë që ta kalojë tërë procesin e reformave. “Megjithatë nuk mund të pritet që sektori qytetar të jetë ai faktori krucial në kalimin e atij procesi” , vlerësoi drejtoresha e Komitetit të Helsinkit. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski javën e kaluar nga Brukseli u bëri thirrje të gjithë faktorëve në apo jashtë administratës publike që të kyçen në procesin vijues negociues me BE-në dhe tha se Qeveria është e shqetësuar nëse shteti ka kapacitet të mjaftueshëm për këtë ndërhyrje. Ai paralajmëroi se më së voni deri nga mesi i majit, Qeveria duhet të publikojë propozim të ri për strukturën negociuese që shkakton angazhim të “ekspertëve me kualifikim të lartë” nga jashtë institucioneve.

 

© ZHURNAL 17.04.2019, 13:39 | D.K. | 1,876 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Fillon pagesa e subvencioneve për duhanin

Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, dje ka paguar mbi 80 për qind nga shuma e përgjithshme e planifikuar për subvencionet për duhanin nga prodhimtaria e vitit të kaluar. Në llogaritë e 26.776 prodhuesve të duhanit janë lëshuar mb 27 milion euro.

Siç informojnë nga Ministria e Bujqësisë, pagesa e subvencioneve për duhanrealizohet një muaj para fillimit të prodhimtarisë së re të prodhimit për vitin 2019 dhe këto para prodhuesit e duhanit do të mund t’i ri investojnë në prodhimtarinë e re të duhanit.

“Duke filluar nga prodhimtaria e vitit 2017, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vendosi një mënyrë të re të subvencionimit të ri për duhan në tre nivele. Në harmonizim me këto ndryshime, subvencioni për klasin e parë të duhanit arrin 80 denarë për kilogram, 70 denarë për klasin e dytë dhe 60 denarë për klasin e tretë dhe klaset tjera”, përkujtojnë nga Ministria e Bujqësisë.

Ata shtojnë se modeli i ri i rritjes së subvencioneve, çmimi i lartë mesatar i blerjes që u arrit në vitin 2017 dhe 2018, si dhe vendimi i ri ligjor, janë pjesë e politikave zhvillimore të Qeverisë dhe të ministrisë, për zhvillimin e prodhimit të duhanit si degë eksportuese strategjike e cila mban derdhje devizor prej rreth 100 milionë euro.

© ZHURNAL 17.04.2019, 13:39 | D.K. | 1,876 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."