Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore miratoi kornizën e re katër vjeçare për partneritet me Maqedoninë e Veriut
ekonomi
Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore miratoi kornizën e re katër vjeçare për partneritet me Maqedoninë e Veriut

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore miratoi kornizën e re katër vjeçare për partneritet me Maqedoninë e Veriut

Uashington, 19 prill - Bordi i drejtorëve ekzekutiv i Grupit të Bankës Botërore sot e miratoi kornizën katërvjeçare për partneritet e cila ka për qëllim mbështetjen për rritje më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç paralajmëroi ministri i Financave paraprakisht me këtë vendit i jepen në dispozicion 420 milionë dollarë.

Strategjia, siç qëndron në kumtesēn e Bankës Botërore, ka për qëllim ta mbështes programin dhe strategjinë afatmesme të Qeverisë përmes krijimit të më shumë mundësive për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe përshpejtimin e konventës të të ardhurave me Bashkimin Evropian.

"Zgjidhja e kontestit me emrin hapi mundësi të reja në Maqedoninë e Veriut”, tha Linda Van Galender, drejtoreshë rajonale për Ballkanin Perëndimor.

Strategjia e re është e fokusuar në tre sfera. Sfera e parë do të përmirësojë mjedisin e sektorit privat konkurrues duke rritur lidhshmërinë dhe përmirësimin e qasjes në tregje, duke ndihmuar bizneseve të bëhen më inovativē, produktivë dhe konkurrues dhe krijimin e vendeve më të mira dhe më të mira të punës për njerëzit.

Sfera e dytë do t'i mbështesë investimet në kapitalin njerëzor me fokus në përmirësimin e trajnimit në arsim dhe shkathtësitë, duke ofruar qasje më të mirë në shërbimet sociale për qytetarët më të rrezikuar dhe nxitjen për pjesëmarrje më inkuluzive në tregjet e punës.

Sfera e tretë do ta rikuperojë qëndrueshmërinë fiskale dhe qëndrueshmërinë e mjedisit duke forcuar menaxhimin financiar publik dhe përshpejtimin e tranzicionit të vendit drejtë një kombinim më të qëndrueshëm të burimeve energjetike. Sfidat e ndryshimeve klimatike do të zgjidhen përmes investimeve në efikasitetin energjetik, energjinë ripërtëritëse dhe transportin si edhe të cilat janë rezistente ndaj ndryshimeve klimatike,

Strategjia, në kuadër të tre sferave të fokusimit, mbështet reformat e politikave me qëllim të avancimit të agjendës së anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian, duke plotësuar dhe përforcuar përpjekjet e Qeverisë dhe partnerëve të tjerë të zhvillimit

Si pjesë e Kornizës së partneritetit të vendit, Korporata Ndërkombētare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do të kërkojë mundësi shtesë për të mobilizuar investimet e huaja të drejtpërdrejta në mënyrë që të gjenerojnë rritje dhe eksport, si dhe të përmirësohet pjesēmarrja e kompanive të vogla dhe të mesme në zinxhirin e furnizimit. IFC, gjithashtu do të mbështesë lehtësimin e tregtisë dhe logjistikës për përmirësimin e lidhjes me tregjet eksportuese dhe do të përfshijë sektorin privat në mbështetjen e tranzicionit energjetik.

"Qëllimi i IFC është të lirohet fuqia e sektorit privat për të përshpejtuar rritja e qëndrueshme ekonomike dhe të krijohen mundësi punësimi", thotë Tomas Lubeck, menaxher rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Fokusi, shton ai, është të mbështesë rritjen e eksportit të përshpejtojë tranzicionin e energjisë rinovuese dhe të përmirësojë inkluzivitetin financiare dhe efikasitetin e sektorit financiar./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 19.04.2019, 10:28 | Z.H. | 1,083 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."