“Bombat”, reagon Prokuroria
maqedonia
“Bombat”, reagon Prokuroria

“Bombat”, reagon Prokuroria

Shkup, 19 prill - Në internet u publikuan materiale të reja të përgjuara. Katër të ashtuquajtura “bomba” janë publikuar në profilin e “Ilija Gromovnik” në rrjetin social rus “VK”, transmeton Zhurnal.

Në biseda mund të dëgjohet sponzorimi i klubit të basketbollit nga vendi, kurdisje të lustrimit, abuzim të ELEM-it, koordinim të funksionarëve nga opozita dhe pushteti se si të sillen para mediave. Nga Prokuroria Speciale Publike pohojnë se nga atje nuk ka rrjedhur asnjë materiale dhe paralajmëruan se do të kontrollojnë nëse “bombat” e reja janë pjesë e materialeve që u janë dorëzuar.

Lidhur me këto përgjime që dje janë publikuar në rrjetet sociale ka reaguar edhe Proluroria.

“Përgjimet e publikuara një ditë më parë do të analizohen ndërsa më pas do të procedohet sipas ligjit. Shuajmë çdo pretendim se të njëjtat kanë mundur të dalin nga Prokuroria Speciale. Një gjë e tillë nuk e mundëson sistemi për mbrojtjen dhe rruajtjen përgjimeve, i cili posedon siguri të lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

© ZHURNAL 19.04.2019, 11:48 | Xh.I. | 3,767 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."