Zaev: Reka bashkëpunon me Siljanovskën kundër Pendarovskit
maqedonia
Zaev: Reka bashkëpunon me Siljanovskën kundër Pendarovskit

Zaev: Reka bashkëpunon me Siljanovskën kundër Pendarovskit

Shkup, 19 prill - Kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm "Rruga Drejt" në Alsat tha se Blerim Reka bashkëpunon me Gordana Siljanovskën kundër kandidatit të tretë Stevo Pendarovski i cili e ka mbështetjen nga shumica parlamentare, transmeton Zhurnal.

"Blerim Reka thotë se është kandidat i pavarur por si duket përmbush agjendë partiake, sikur të është në lidhje me Siljanovskën e VMRO-DPMNE-së. Aq sa do të motivon, aq edhe votues do të demotivon me këtë", tha Zaev.

Përndryshe në taborin qeveritar shumë po theksohet percepsioni se Reka po e mbështetë Siljanovskën dhe ashpër e atakon vetëm Pendarovskin në tv duelet dhe kjo shtoi dyshimet se partitë opozitare shqiptare BESA dhe ASH mund të formojnë ndonjë qeveri të ardhshme si partner koalicioni me VMRO-DPMNE-në.

© ZHURNAL 19.04.2019, 12:10 | Xh.I. | 11,415 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."