Saliu: Reka i pavarur gaboi që lejoi fushatë të varur
maqedonia
Saliu: Reka i pavarur gaboi që lejoi fushatë të varur

Saliu: Reka i pavarur gaboi që lejoi fushatë të varur

Shkup, 19 prill  - Gazetari dhe opinionisti Urim Saliu përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shkruar se kandidati shqiptar Blerim Reka ka bërë gabim që ka lejuar që fushata e tij të jetë e varur nga partitë politike, transmeton Zhurnal.

SIpas tij çdo votues i partive në pushtet që do ta voton Rekën, opozita do ta quaj si votë të saj dhe këtu është përplasja më e madhe që nuk do ti lejon Rekës  të dyfishon votat.

Më poshtë statusin e plotë të Saliut:

"Blerim Reka i pavarur bëri një gabim sepse lejoi fushatë të varur.Po të rrinte larg cdo partie ai do kishte votën e secilit.Përmes tij fatkeqësisht u përplasën pushteti dhe opozita dhe e shndërruan gjithcka në fushatë vullgare dhe partiake e jo presidenciale. Çdo votues i partive shqiptare në pushtet që do ta votojë Rekën ,opozita do ta quajë votë të saj dhe këtu është përplasja më e madhe dhe nuk lejon që Rekës ti dyfishohen votat.Ne do kishim dëshirë të gjithë që ta shihnim një shqiptar në kreun e presidencës por me një politikë të përçarë kjo smund të ndodhë kushdoqofte fajtori".

© ZHURNAL 19.04.2019, 14:11 | Xh.I. | 10,512 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."