Zëdhënësi i Siljanovskës: LSDM-ja përmes aplikimit i mbledh numrat amë të qytetarëve
maqedonia
Zëdhënësi i Siljanovskës: LSDM-ja përmes aplikimit i mbledh numrat amë të qytetarëve

Zëdhënësi i Siljanovskës: LSDM-ja përmes aplikimit i mbledh numrat amë të qytetarëve

Shkup, 19 prill – Goran Mimorovski, zëdhënës i shtabit zgjedhor të kandidates për president Gordaba Siljanovska-Davkova, deklaroi se ndryshimi i numrit të vetëm amë të qytetarëve në aplikimin zgjedhor të LSDM-së me numra dhe shkronja tregon se janë të sakta indikacionet se kjo parti i ka mbledhur numrat amë të qytetarëve.

Momirovski për, siç thotë, afera “Syri i madh”, sot i ka informuar përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE-së.

“Kryeministri Zaev dje ka konfirmuar se ekziston aplikacion dhe ka konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për listën zgjedhore të cilën e kanë partitë politike, megjithatë ne deri më tani nuk kemi parë kontrolli nga ana e institucioneve kompetente çfarë saktë ka në serverin e LSDM-së, çfarë të dhëna janë ruajtur dhe pyetja kryesore është nëse në kopjen e listës zgjedhore që e ka Lidhja Socialdemokrate ndodhen edhe numrat amë të të gjithë votuesve të Maqedonisë”, tha Momirovski.

Saaroi se MPB-ja nuk ka bërë përpjekje asnjë herë  pas indikacioneve të tyre që ta marrë serverin nga LSDM-ja që të kontrollojë se çfarë po ndodh dhe çfarë ka në të.

© ZHURNAL 19.04.2019, 14:22 | Z.H. | 770 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."