Tuneva: Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë probleme të ngjashme në mediat
maqedonia
Tuneva: Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë probleme të ngjashme në mediat

Tuneva: Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë probleme të ngjashme në mediat

Shkup, 19 prill - Probleme me raportimin e njëanshëm dhe gjuhën e urrejtjes në media, gazetari kopipejst, diskriminim, plasim të lajmeve të rreme, dezinformata dhe propaganda janë pjesë e problemeve që i ndajnë këshillat për etikë në mediat në Maqedoni dhe në Shqipëri.

Këto janë një pjesë e temave të cilat tre ditëve të kaluara diskutojnë përfaqësues të trupave vetërregullues të të dyja vendeve, studentë të gazetarisë dhe gazetarë të kampit pranveror në Strugë,

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit për Etikë në mediat e Maqedonisë Marina Tuneva theksoi se me kolegët shqiptarë ndajnë probleme të ngjashme kur bëhet fjalë për prishjen e profesionalizimit në media.

"Po përballemi me probleme në raportimin e njëanshëm, nuk shfrytëzohen burime të ndryshme të informacioneve me qëllim që të krijohet një fotografi e balancuar për tema dhe çështje të caktuara, edhe në të dyja shtetet është i pranishëm problemi me gazetari kopi-pejst dhe jo rrallë jemi përballur me denoncime deri te Këshillit për Etikë në mediat në Maqedoni për përmbajtje të ndërmarra, plagjiaturë, raportim të njëanshëm... Ky është një aspekt që e diskutojmë me kolegët nga Shqipëria duke bërë krahasim si funksionojnë mediat atje", theksoi Tuneva.

Sipas saj, dallime ka në përdorimin e fjalorit të pahijshëm dhe diskriminues nga ana e përfaqësuesve të pushtetit në Shqipëri ndaj gazetarëve është situata që në këtë mënyrë nuk ndodh te ne.

"Te ne ka pasur tentime të kritikohet puna e gazetarëve, por ne gjithmonë kemi qëndruar në mbrojtjen e profesionit dhe gazetarëve", theksoi Tuneva.

Në kampin pranveror, shtoi, është fiskutuar edhe për problemin me mediat onlajn dhe gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e tij. Konsideron se nëse kombinohen këto qasje të funksionimit efektiv të vetërregullimit, pranimit të përgjegjësisë para së gjithash nga ana e mediave që të punojnë në interes publik dhe në mënyrë profesionale dhe nëse flitet për përgjegjësi në anën e zbatimit të ligjit dhe punës efektive të institucioneve atëherë në të vërtetë do të përmirësohet puna e mediave onlajn.

Qëndrimi i përbashkët i të dyja trupave vetërregullues është që kjo të jetë çështje e vetërregullimit. Por është shumë me rëndësi të theksohet edhe përgjegjësia e vetë institucioneve dhe zbatimi efektiv i ligjit diçka që në të vērtetë ka qenë problem në të kaluarën. Ka pasur shumë zbrazëtira në zbatimin e ligjit, shumë dukuri të cilat kanë qenë vepra penale, por me ligj nuk kanë qenë ndëshkuese, siç është për shembull gjuha e urrejtjes në media. Ne kemi një kornizë të kënaqshme ligjore kur bëhet fjalë për punën e mediave onjaln dhe puna e tyre është rregulluar nëpër disa ligje. Ligjet për mbrojtjen nga diskriminimi, për mbrojtjen e të dhënave personale, për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe fyerje.", sqaroi Tuneva.

Kampi pranveror është organizuar me mbështetjen e projektit “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqi" të mbështetur nga UNESKO./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 19.04.2019, 14:23 | Z.H. | 940 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."