Ibraimi: Fushata e kandidatëve presidencial i përmbushi standartet demokratike për zgjedhje të lira
maqedonia
Ibraimi: Fushata e kandidatëve presidencial i përmbushi standartet demokratike për zgjedhje të lira

Ibraimi: Fushata e kandidatëve presidencial i përmbushi standartet demokratike për zgjedhje të lira

Shkup, 19 prill - Në mesnatë  përfundon fushata njëzetditore dhe fillon heshtja para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen të dielën dhe zgjedhjeve lokale të parakohshme që do të mbahen po të dielën në komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës dhe fillon heshtja zgjedhore.

Dy prej tre kandidatëve për president e përfundojnë fushatën zgjedhore me takime me qytetarët dhe tubimet ndërsa kandidati i cili përkrahet nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”, Blerim Reka  dje me tubimin në Tetovë e përfundoi fushatën zgjedhore.

Fushata e kandidatëve presidencial i përmbushi standartet demokratike për zgjedhje të lira.Të tre kandidatët ai i LSDM-së Stevo Pendarovski, Blerim Reka dhe i VMRO-DPMNE-së  Gordana Silajnovska kanë zhvilluar një fushatë të qete në terren dhe pa incidente serioze që do të ndikonin në procesin zgjedhor dhe atmosferën e përgjithshme. Kështu e vlerson fushatën e zhvilluar nga tre kandidatët për president, analisti politik Selim Ibraimi.

Sipas tij sa i përket fushës mediale këtu kemi pasur dallime për shkak të natyrës së finansimit të fushatave.

Bazuar në analizën "Baysian"  në pjesën shqiptare, fushatë më progresive ka bërë kandidati shqiptar  z.Blerim Reka, më pas vjen Pendarovski dhe znj.Silajnovska. Gjithnjë duke u mbështetur në këtë analizë, në 11 ditët e fundit në mungesë të kandidatit të vet burimor, fushatë më të dobtë dhe jashtë principeve të partive moderne ka zhvilluar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e cila pa një program të qartë, nën hijën e LSDM-së së kryeministrit Zoran Zaev me fyerje dhe sulme të ulta mundohej të ngriste moralin e votuesve. Sulmet ishin të drejtuara kundër kandidatit pro perëndimor z.Reka.i cili tashmë me një fushatë tepër të hapur demostroi se kandidatët shqiptar mund të garojnë dhe të ofrojnë opsione për të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore. Organizatat ndërkombëtare të vëzhgimit me siguri do t'i shënojnë këto deformitete të fushatës së partisë së z,Ahmeti dhe fraksioneve tjera", ka deklaruar Ibraimi.

Ai mes tjerash shprehet se mbetet që votuesi të vendosë në të dyja rrethet se për cilin kandidat të votojë.

"Një element tjetër që do të determinojë fatin e presidencës së ardhshme është evolimi i elektorartit të partive opozitare shqiptare që pritet të dinamizojë skenën politike pas shenjave serioze të dekoncentrimit të BDI-së  në këtë fushatë", përfundon Ibraimi.

© ZHURNAL 19.04.2019, 17:29 | Xh.I. | 2,849 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."