Paga mesatare në shkurt 24.192 denarë
ekonomi
Paga mesatare në shkurt 24.192 denarë

Paga mesatare në shkurt 24.192 denarë

Shkup, 19 prill- Neto-paga e paguar mujore mesatare për punëtor, në shkurt të vitit 2019, arrin 24.192 denarë dhe shënon rritje prej 4,5 për qind në krahasim me muajin shkurt të vitit të kaluar, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Rritja i detyrohet para se gjithash, rritjes të neto-pagës së paguar mujore mesatare për punëtor në sektoret e veprimtarisë mbrojtëse shëndetësore dhe sociale për 11,6 për qind, transport dhe deponim për 10 për qind dhe bujqësi, pylltari dhe peshkim për 8,5 për qind.

Zvogëlimi i neto-pagës së paguar mujore mesatare për punëtor, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektoret e minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 10,3 për qind, furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 10 për qind dhe transport dhe deponim për gjashtë për qind. Bruto-paga e paguar mujore mesatare për punëtor në muajin shkurt të vitit 2019 arrin 35.901 denarë.

© ZHURNAL 19.04.2019, 15:08 | L.E. | 3,839 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."