Delegacioni i APKE-së do ta vëzhgojë zbatimin e zgjedhjeve presidenciale
maqedonia
Delegacioni i APKE-së do ta vëzhgojë zbatimin e zgjedhjeve presidenciale

Delegacioni i APKE-së do ta vëzhgojë zbatimin e zgjedhjeve presidenciale

Strazburg, 19 prill - Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës së bashku me vëzhguesit nga Asambleja Parlamentare të OSBE-së dhe Zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) do t’i vëzhgojë zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni do të mblidhet me kryetarin e Kuvendit, kandidatë për zgjedhje dhe përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediumet, para se t’i vëzhgojnë zgjedhjet më 21 prill.

Deputetja franceze Mari Kristin Dalo nga partia e Republikanëve do ta kryesojë delegacionin e APKE-së, kjo sipas saj do të jetë rast për ta zbuluar edhe vendin.

“Së pari do ta zbuloj vendin, sepse nuk e njoh. Mendoj se kjo është gjithashtu e dobishme. Por që të zbulohet një vend do të thotë të zbulohet funksionimi i tij, shprehitë dhe aftësitë. Nga prizma e APKE-së do të shohim se kaloi faza parazgjedhore, përderisa në ditë e zgjedhjeve si zhvillohet votimi për zgjedhjen e presidentit të shtetit”, deklaroi kKristin Dalo.

Ajo me këtë rast theksoi se delegacioni veçanërisht do të ketë kujdes në shumë elemente jo vetëm në vëzhgimin e procesit zgjedhor.

“Por, gjithashtu në mediumet, siç shprehen ata, a janë të lirë. Më pas si shprehet opozita, cili është vendi real i politikanëve në institucionet e Maqedonisë, më pas ne do të përpunojmë raport, konkludimet e para të të cilit do të prezantohen në konferencën për shtyp ditën e hënë për gjithçka që kemi vërejtur. Delegacioni arrin në Maqedoni nesër dhe largohet të martën, kjo është periudhë e shkurtër, por ne kemi një shprehi të tillë, që me saktësi e dimë çka të shikohet dhe si të zhvillohen punët, Gjithashtu kemi pasur shumë takime përgatitore para misionit tonë vëzhgues, të cilat do të na lejojnë të shohim si është zhvilluar fushata parazgjedhore”, thotë deputetja franceze Mari Kristin Dalo.

Konferencë të përbashkët për shtyp është caktuar për të hënën, 22 prill në Shkup, ndërsa raporti për ndjekjen e zgjedhjeve presidenciale në vendin tonë do të prezantohet në sesionin e qershorit të APKE-së në Strasburg.

© ZHURNAL 19.04.2019, 19:18 | T.E. | 804 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."