Hristijan Mickovski nuk mohon që me Ziadin Selën janë marrë vesh për kandidaturën e Blerim Rekës
maqedonia
Hristijan Mickovski nuk mohon që me Ziadin Selën janë marrë vesh për kandidaturën e Blerim Rekës

Hristijan Mickovski nuk mohon që me Ziadin Selën janë marrë vesh për kandidaturën e Blerim Rekës

Shkup, 19 prill, Zhurnal.mk - Sot, lideri i VMRO DPMNE Hristijan Mickovski, duke u përgjigjur në një pyetje të porositur për të komentuar deklaratat e mbrëmshme të liderit të BDI gjatë intwrvistës në TV21, ka komentuar vetëm pjesën e bojkotit të zgjedhjeve, jo edhe marrëveshjen midis tij dhe Selës për kandidimin e Blerim Rekës si kandidat presidencial.

Mickovski ka thënë që Ahmeti i është referuar deklaratave të tija publike që nuk do ti bojkotojë zgjedhjet në rrethin e dytë dhe që këtë e kanë keqpërdorur portalet e LSDM, por ai nuk demantoi dialogun midis tij dhe Selës për kandidimin e Rekës.

Mbrëmë, në emisionin Click Plus të TV21, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është pyetur edhe për marrëdhëniet me Hristijan Mickovskin e VMRO DPMNE.

Ahmeti mbrëmë ka zbuluar një dialog shumë interesant duke zbërthyer prapaskenat e kandidaturës së Blerim Rekës nga ana e Aleancës së Ziadin Selës dhe Besës së Bilall Kasamit. Ahmeti gjithashtu ka thënë që konsensualitetin ia ka ofruar edhe LSDM edhe VMRO.

“E kam takuar Hristijanin pas komenteve të Zekirit që LSDM do të del me kandidat të vetin dhe Mickovski më njoftoi që ka kontakte të vazhdueshme me Ziadin Selën dhe që ky i fundit i ka konfirmuar atij se do të del me kandidat për president. Mickovski na inkurajoi edhe neve që të dalim me kandidat në mënyrë që maqedonasit të maten midis vete, por ne nuk e bëmë këtë.”

“Unë aty ndëgjova që z. Sela do të del me kandidat të vetin. Kjo ndodhi pas provokimeve të Zekirit nga LSDM kur tha që partia e tij do të del me kandidat partiak.” ka shtuar Ahmeti.

© ZHURNAL 19.04.2019, 19:49 | B.M. | 8,762 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."