Avokati i Shtetit takon ambasadorin e Bullgarisë, Angel Angelov
maqedonia
Avokati i Shtetit takon ambasadorin e Bullgarisë, Angel Angelov

Avokati i Shtetit takon ambasadorin e Bullgarisë, Angel Angelov

Shkup, 19 prill, Zhurnal.mk - Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit diplomatik të shteteve mike, Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa e ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Angel Angleov.

Nga institucioni Avokat i Shtetit njoftojnë se takimi me ambasadorin bullgar ka qenë i frytshëm me ç’rast ambasadori Angelov ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e Avokatit të Shtetit në të gjitha sferat.

Që nga fillimi i vitit 2019 Avokati i Shtetit ka zhvilluar takime me ambasadorë nga të gjitha vendet e BE-së, por edhe me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Që të gjithë kanë shprehur mbështetjen e parezervë të institucionit Avokat i Shtetit, për përmirësimin e efikasitetit dhe harmonizimin e legjislacionit të kësaj fushe me legjislacionin evropian.

© ZHURNAL 19.04.2019, 19:56 | B.M. | 2,050 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."