KOMENT: Sela paralajmëron humbjen dhe “aksham pazarin” për rrethin e dytë!
maqedonia
KOMENT: Sela paralajmëron humbjen dhe “aksham pazarin” për rrethin e dytë!

KOMENT: Sela paralajmëron humbjen dhe “aksham pazarin” për rrethin e dytë!

Shkup, 19 prill, Zhurnal.mk - Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin Click Plus të TV21 i pyetur çfarë do të ndodhë dhe a do të dorëhiqet nëse Blerim Reka nuk fiton zgjedhjet, ai ka thënë se nuk garon partia, por Blerim Reka.

“Nëse grumbullohen më pak se 51.000 vota, nuk është në garë Aleanca, por profesor Reka” ka thënë Sela, duke paralajëmruar në këtë formë humbjen e Rekës në rrethin e parë dhe duke përgatitur terenin për humbjen e radhës.

Sela jo qëllimisht e ka dhënë këtë sqarim që para mësimit të rezultateve, pasi në formën e “hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës” ai nuk dëshiron të marrë asnjë përgjegjësi për dështimin e pritur dhe në këtë formë e lë në baltë e të vetmuar Blerim Rekën.

Sela në këto zgjedhje qëllimisht e ka përkrahur Rekën, pasi duke e pasur parasysh përkrahjen e dobët te elektorati ka dashur të përfitojë masën e votuesve të cilët pa llogaritur mirë lojërat politike, nxehen nga patriotizmi i zjarrtë, e në këtë mënyrë t’i faturojë për vete këto vota.

Por, duket se fushata e dobët zjedhore dhe afërsia e Rekës me VMRO DPMNE-në e ka bërë Selën që ta nuhasë humbjen dhe për këtë arsye me deklaratën e mbrëmshme e ka pranuar humbjen dhe largimin nga Reka.

Në deklaratën e mbrëmshme, Sela nuk mori parasysh as partnerin e koalicionit, Lëvizjen Besa, pasi nuk i ka llogaritur aspak  ata si ndihmues në këtë fushatë zgjedhore.

Është më se e qartë se Reka nuk do të arrijë të futet në rrethin e dytë zgjedhor, por pyetja që shtrohet është se çfarë “aksham pazari” do të bëjë ai?

Sinjalin e parë e ka dhënë Gordana Siljanovska, kandidatja e VMRO DPMNE-së, e cila tha se nëse nuk futet në rrethin e dytë do ta votojë Rekën.

A pritet që edhe Reka ta votojë Siljanovskën nëse nuk futet në rrethin e dytë!

© ZHURNAL 19.04.2019, 20:05 | B.M. | 15,942 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."