Zaev bëri thirrje për dalje masive në zgjedhje
maqedonia
Zaev bëri thirrje për dalje masive në zgjedhje

Zaev bëri thirrje për dalje masive në zgjedhje

Shkup, 19 prill - Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk bëri thirrje për dalje masive dhe për zgjedhje të suksesshme dhe demokratike presidenciale.

“Epilogu i këtyre zgjedhjeve në masë të madhe do të ndikojë nëse dhe me çfarë tempi do të vazhdojmë që të lëvizim përpara. Që të kemi standard evropian jetësor, rroga evropiane, arsim evropian, që ta konfirmojmë stabilitetin e shtetit, që të jetojmë të qetë, një është rruga “kjo është Përpara”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

Ai u bën thirrje maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, boshnjakë, romëve, vllehëve, nga të gjitha grupet sociale, individëve, grupeve të përcaktuar, të papërcaktuar politikisht, të mos e lëshojnë këtë detyrim qytetar.

Sipas Zaevit, gjithçka tjetër do të ishte ngecje e re, pasiguri dhe rreziqe për të ardhmen dhe se përgjegjësia e këtyre zgjedhjeve është e gjithë e jona dhe kjo kërkon aksion dhe vendosshmëri.

© ZHURNAL 19.04.2019, 20:43 | B.L. | 1,083 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."