MPB do të japë letërnjoftime edhe ditët e zgjedhjeve
maqedonia
MPB do të japë letërnjoftime edhe ditët e zgjedhjeve

MPB do të japë letërnjoftime edhe ditët e zgjedhjeve

Shkup, 19 prill - Sektorët për punë administrative do të punojnë të shtunën dhe të dielën, respektivisht më 20 dhe 21 prill të vitit 2019, si dhe më 4 dhe 5 maj të vitit 2019, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Theksuan nga MPB-ja se të gjitha kërkesat për dhënie të letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur, apo të vjedhur), sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të lëshohen urgjentisht në të gjitha Sektoret rajonale për punë administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik.

© ZHURNAL 19.04.2019, 20:47 | B.L. | 1,910 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."