Ministri rumun Melescanu: Mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
maqedonia
Ministri rumun Melescanu: Mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Ministri rumun Melescanu: Mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Bukuresht, 19 prill - Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu deklaroi sot se Rumania mirëpret anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

 

Melescanu, i bëri këto komente në konferencën për shtyp pas takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë, në Ankara.

 

“Mbështesim politikat e dyerve të hapura të NATO-s. Në drejtim të realizimit të këtij synimi mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, u shpreh ai.

 

Ai ndër të tjerat tërhoqi edhe vëmendjen në rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit Euroatlantik.

Rumunia mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian (BE).

© ZHURNAL 19.04.2019, 22:24 | T.E. | 1,003 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."