Aksident rrugor në Shkup, mes të lënduarve ka edhe fëmijë
maqedonia
Aksident rrugor në Shkup, mes të lënduarve ka edhe fëmijë

Aksident rrugor në Shkup, mes të lënduarve ka edhe fëmijë

Shkup, 20 prill - Pesë persona të lënduar u transferuan në spital pas një aksidenti me makinë që ndodhi në rrugën “Kemal Sejfula” në Shkup.

Në aksident kanë marrë pjesë “Yugo” dhe “Peugeot” të drejtuar nga shkupjanë, në automjetin e dytë ka pasur edhe fëmijë të moshës dhjetë dhe tetë vjet.

Policia tha se fëmijët, shoferi dhe pasagjeri i “Peugeot”  me një automjet të ndihmës mjekësore emergjente u transferuan në Qendrën e Emergjencave në klinikat komplekse “Nënë Tereza”, ku u konstatuan me lëndime trupore dhe iu dha ndihmë mjekësore.

Shoferi shtatëdhjetë e shtatë vjeçar i “Yugo” u gjet me lëndime të rënda trupore dhe u transportua në spitalin e Shën Naum Ohridski me një automjet të ndihmës mjekësore emergjente.

© ZHURNAL 20.04.2019, 15:27 | T.E. | 3,162 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."