Zgjedhjet, interesim i madh nga mediat dhe vëzhguesit
maqedonia
Zgjedhjet, interesim i madh nga mediat dhe vëzhguesit

Zgjedhjet, interesim i madh nga mediat dhe vëzhguesit

Shkup, 20 prill - Votimi për zgjedhjet presidenciale për të plogështit, të sëmurët, të ndaluarit dhe të burgosurit po vijon pa asnjë problem, deklaruan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Votohet në 13 burgje ku të drejtë vote kanë 1.640 të burgosur. Në shtëpitë e tyre votojnë 3,539 votues, si dhe 12 persona që janë në arrest shtëpiak. Diaspora voton në 32 konsullata diplomatike.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve theksoi se zgjedhjet presidenciale janë interesante edhe për vëzhguesit  si për ato vendas ashtu edhe për ato të huaj, por edhe për ekipet e gazetarëve nga jashtë- deklaroi Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pohojnë se lista e votuesve do të garantojë proces të drejtë dhe demokratik për zgjedhjen e Presidentit, ndonëse kontrolli i listës nga ana e KSHZ-së i tregon të njëjtat anomali si në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 – votues të regjistruar në adresa të ministrive, si dhe votues që paraqiten në listën e zgjedhësve, ndërsa kanë identitet të dyfishtë.

© ZHURNAL 20.04.2019, 15:54 | T.E. | 857 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."