Debat: A është e gatshme BE për anëtarësim të Ballkanit Perendimor
maqedonia
Debat: A është e gatshme BE për anëtarësim të Ballkanit Perendimor

Debat: A është e gatshme BE për anëtarësim të Ballkanit Perendimor

Shkup, 20 prill – A është e gatshme BE për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perendimor është pyetja kryesore për proceset eurointegruese, kështu është thënë në paneline diskutimit me temë ‘E zgjedh Europën, zgjedhje për Parlamentin europian 2019 – mundësi dhe sfidë për Republikën e Maqedonisë Veriore që është organizuar nga Të rinjtë europian federalist.

Sipas panelistëve nuk mund të flitet për zgjerim të BE-së pa ndryshime të thella në institucionet europiane, rritja e populizmit në Europë dhe mosbesimi në BE janë sfida të mëdha në zgjedhjet e rradhës të PE ku vota kundër establishmentit nuk janë vetëm kërcënim ndaj procesit të integrimeve të BE por edhe sfida ekonomike, sociale dhe stabilitet ekonomik në kontinent.

“Në opinion ekziston një shtangje e lidhur me disa dëshprime të fundit për zgjerim në lindje, duket qartë se ekziston shqetësim me sundimin e të drejtës në disa vende anëtare dhe prandaj ekziston ideja se stabiliteti demokratik në vendet e Ballkanit Perendimor është shqetësim apsolut para se të marin rekomandimin e KE”, thekson kështu ambasadori francez Thimonier.

Ai theksoi se në Europë ka debat gjithmonë rreth suverenitetit dhe federalizimit dhe gjithmonë ekziston sfidë që të gjindet balanc i vërtetëse BE është e formuar nga nacionalitete të ndryshme, kultura dhe interese.

Sipas përfaqësueses së delegacionit të BE në vend, Elishka Gartnerova analizat dhe rezultatet zgjedhore në vendet anëtare BE-28 tregon se kundërshtarët e procesit të integrimeve të BE kohës së fundit janë shtuar.

Përqindja e votive për partitë politike që janë kundër integrimit të BE në nivel të BE28 paraqitet rreth 17% për partitë që janë fuqishëm kundër rreth 26%.

Sipas saj, ulja e madhe e prespektivës ekonomike bashkë me emigracionin janë frikë për banorët lokal për ndryshimet sociale të shpejta dhe rritjen e populizmit në Europë.

“Këto probleme nuk janë vetëm në nivel të BE28 por në gjithë rajonin e Europës e kryesisht dhe Ballkanit, dalja e mundëshme e saj është adresim i mosbesimit të votuesve  e kjo nuk është kërcënim vetëm ndaj integrimit të BE por edhe për politikën ekonomike sociale, para neve janë zgjedhje të rëndësishme dhe shpresojmë që bashkë do të tejkalojmë dhe këtë problem”, thekson Gertnerova.

Përfaqësuesja e Të rinjëve europian Selin Gajsman tha se shpesh flitet për atë nëse vendet e Ballkanit Perendimor janë të gatshme për anëtarësim.

“Nëse nesër vendet e Ballkanit Perendimor hyjnë në BE kjo do të thotë se gjashtë veto të reja dhe e dimë se si ka funksionuar deri më tani BE me 28 vende anëtare me të drejtën e vetos që shumë rëndë mbahet, nëse duam të bëhemi gati për anëtarësim do duhet reforma në institucionet europiane”, theksoj Gajsman.

Simonida Kacarska nga Instituti i politikave europiane tha se anëtaret e reja të BE kanë treguar vendime të rëndësishme që tregon se frika për zgjerim dhe vendosje të vetos është e paarsyeshme.

“Përbërja e deritanishme e PE në gjenerale ka treguar përkrahje për zgjerim, edhe pse një pjesë e madhe e eurodeputetëve që kanë qenë pro zgjerimit tregojnë se nuk do të kandidohen në zgjedhjet e rradhës por shpresoj se do të gjëjmë miq të ri”, theksoj Kacarska.

© ZHURNAL 20.04.2019, 16:21 | T.E. | 9,325 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."