Jeta në shtëpinë e pleqve “Milica”
maqedonia
Jeta në shtëpinë e pleqve “Milica”

Jeta në shtëpinë e pleqve “Milica”

Shkup, 20 prill - Jeta dinamike, puna dhe shëndeti janë disa nga arsyet që e bëjnë të pamundur ndonjëherë kujdesin e duhur të fëmijëve për prindërit e tyre të moshuar, andaj detyrimisht ata i dorëzojnë të moshuarit nëpër qendra apo shtëpi të pleqve. Nuk është aspak e lehtë t’i braktisësh kujtimet e 70 viteve të jetës dhe të ndërrosh vendbanim, por kushtet doemos të obligojnë.

Kjo është jeta në shtëpinë e pleqve “Milica”.

“Mirë është mirë, shoqëria më pëlqen, tërë ditën rijmë këtu”, deklaroi një banor i këtushëm.

“Çdo ditë kemi aktivitete, çdo ditë na ndodh diçka e re dhe çdo ditë kemi mysafirë, është shumë bukur. Çdo gjë më pëlqen këtu edhe shërbimi edhe liria jonë. Ne këtu më ndihemi si në shtëpinë tonë, jemi bërë një familje dhe duhemi shumë ndërmjet vete si dhe personeli është shumë i mirë, thotë banorja tjetër.

Një nga banoret e kësaj shtëpie thotë se i mungon familja, dhe se vitet e pleqërisë nuk janë aspak të lehta, por shoqëria me miqtë që ka krijuar në këtë shtëpi ia zbut sado pak vetminë.

“Shumë mire e kaloj ditën këtu, jam e kënaqur, I kam dhimbjet e mia po më kontrollon edhe mjeku dhe jam e kënaqur, çdo gjë që kërkoj më plotësohet. Më mungon vetëm familja ime po këtu është shumë mire me shoqërinë”, deklaroi banorja. 

Drejtoresha e shtëpisë Shermin Mamut, tha që brenda këtyre dyerve ka parë përjetime të ndryshme dhe ngjarje të ndryshme që shpesh e kanë kapur të dobët ndaj emocioneve.

“Pleqtë të cilët qëndrojnë këtu, në sytë e tyre mund të shihet që edhe ata mundohen por njëkohësisht e vlerësojnë atë që ne mundohemi për ta, që të ndjehen si në shtëpinë e tyre të dytë.  Kuptohet që nuk mund të themi që të gjithë janë të vizituar çdo ditë nga fëmijët e tyre, por te disa ndonjë dië, te disa ndonjë dit tjetër vijnë fëmijët apo vizitorët e tyre.”

Një ditë në këtë shtëpinë e të moshuarve shoqërohet me aktivitete të ndryshme që duhet tua shmangin vëmendjen nga mungesa e më të dashurve të tyre. Punëtorja sociale Anita Petkovska rrëfen se ka raste kur të moshuarit kërkojnë që të kthehen tek familjet e tyre, por me kujdesin dhe shpërqendrimin që ua bëjnë ata, shpejtë harrojnë kërkesën e tyre.

“Çdo ditë është përvojë e re, dit e re dhe dit e bukur. Gjatë tërë ditës me të moshuarit realizohen aktivitete të ndryshme ata ditën e kalojnë sa më bukur dhe sa më mirë që të jetë e mundur. Puna me njerëz të moshuar është specifike dhe humane, pleqëria është proces që vjen tek çdo person.”

Momentet e pakta që i kaluam me të moshuarit në këtë shtëpi, na bënë të lidheshim për njëri tjetrin. Të moshuarit që i takuam në këtë shtëpi na kërkuan që të mos i harrojmë dhe t’i vizitojmë sa herë që mundemi, pasi shoqëria me njerëz të tjerë thonë se ju bën shumë mirë. I lamë me shpresën për një jetë sa më të lehtë, ndërsa ata neve me uratën për suksese dhe shëndet, pasi kjo sipas tyre është gjëja e vetme që do të hyjë në punë kur afron mosha e shtyrë.

© ZHURNAL 20.04.2019, 17:01 | T.E. | 2,082 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."