Burgu i Idrizovës, 817 persona me të drejtë vote
maqedonia
Burgu i Idrizovës, 817 persona me të drejtë vote

Burgu i Idrizovës, 817 persona me të drejtë vote

Shkup, 20 prill - Në burgun e Idrizovës të drejtë vote kishin 817 persona, ndërsa u votua për president dhe kryetar të tri komunave ku mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.
 
"Në regjistrin e votuesve kemi 817 persona me të drejtë vote. Votimi ka nisër në ora 7 dhe përfundon në ora 19.00. Votohet edhe për presidnet edhe për kryetar të tri komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë", tha Sonja Stojanovska, nga vendvotimi në burgun e Idrizovës.
 
Njësia e dytë zgjedhore e këtij burgu është në Veles ku ka 41 votues bëjnë të ditur zyrtarët e burgut.
 
"Në burgune e Idrizovës, kemi 1160 të burgosur, prej të cilëve 41 ndodhen në burgun e Velesit, ku ndodhet vendvotimi i dytë ku ka 41 votues, ndërsa në idrizovë 817. Ky është burgu më i madh dhe kemi edhe të burgosur që janë shtetas të huaj. Poashtu ka edhe persona që janë liruar nga burgu që ndodhen në regjistrin e votuesve, apo persona që u është ndërprerë dënimi", tha drejtori i burgut të Idrizovës.
 
Sipas autoriteteve të burgut, votimi ka nisur në orën 7 të mëngjsit dhe gjithçka rrjedh ashtu siç është paraparë me kodin zgjedhor.

© ZHURNAL 20.04.2019, 17:08 | T.E. | 1,401 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."