Vjedhja e bankave, Selmani: Mesazh jo i mirë për RMV-në
maqedonia
Vjedhja e bankave, Selmani: Mesazh jo i mirë për RMV-në

Vjedhja e bankave, Selmani: Mesazh jo i mirë për RMV-në

Shkup, 20 prill - Kohëve të fundit vjedhjet ndodhin  pikërishtë aty ku ka qarkullim të parave.Profesori univerzitar Bashkim Selmani thotë se kjo është një mesazh joadekuar për vendin  aq më tepër  kr vendi pret  me marrjen e dates për bisedime me BE-në, të thithë investues të huaj si shpëtim i vetëm për ekonominë e vendit.
 
"Për bizneset ndërkombëtar është një mesazh shumë I vështirë  dhe jobesim I plotëkështu që nënkupton se si mund të sigurohen kapitalet dhe kjo është mesazh joadekuat për vendin. maqedonia pret investime të huaja  që është I vetmi shpëtim për ekonomin  kjo mund të ketë edhe kërcënime të sigurisë së përgjithshme. Varfëria e skajshme është një ndër elementet  esenciale në Maqedoni  dhe një grup njerëz që janë devijanë në këtë rastë rrezikojnë gjithcka vetëm e vetëm për të aritur tek paraja", tha Bashkim Selmani.  
 
Profesori univerzitar Bashkim Selmani thekson se për tu kthyer besimi tek klientët duhet bankat të  kenë sigurim publik dhe jo ato private.
 
"Për tu kthyer besimi tek bankat dhe te klientët më mirë të jetë siguria publike që nënkupton siguria nga ana e shtetit  me qëllim që raste të tilla mos të përsëriten. Për arsye  se vetëpërsëritja e këtyre rateve nënkupton edhe humbja e besimit te klientët por edhe në nivel ndërkobëtare  dihet  se bankat janë  kryesore të cilat ndikojnë edhe ne zhvillimin e vendit dhe në investimet kapitale", tha Selmani.
 
Sulmet ndaj bankave jane shtuar , javen e kaluar është sulmuar Tutnska banka, ndërsa para 2 muajve është vjedhur ekspozitura e “Hallk Bankës”  e cila gjendet në  rrugën  për në Kaçanik drejt Vizbegut, kur pesë persona të armatosur kanë hyrë në bankë, i kanë kërcënuar të punësuarit, e më pas kanë marrë një shumë të pacaktuar parash. Deri më tani  autoritetet akoma nuk kanë dale me hollësi  për grabitësit e bankave.

© ZHURNAL 20.04.2019, 18:02 | T.E. | 2,849 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."