LAJMI I FUNDIT Një 16 vjeçar dhe një foshnjë 11 muajshe po luftojnë për jetë nga fruthi
maqedonia
Lajmi i fundit Një 16 vjeçar dhe një foshnjë 11 muajshe po luftojnë për jetë nga fruthi

Lajmi i fundit Një 16 vjeçar dhe një foshnjë 11 muajshe po luftojnë për jetë nga fruthi

Shkup, 20 prill - Një djalosh i moshës 16 vjeçare dhe një i foshnjë 11 muajsh, me komplikime të rënda nga fruthi janë duke luftuar për jetë në klinikat e Shkupit.

Djaloshi ka paralizë cerebrale. Në Repartin për mjekim intensiv në gjendje të rëndë janë edhe dy pacient në moshë dhe tre fëmijë.

Në Klinikën infektive dje janë kontrolluar 9 raste me simptome të fruthit, tre prej tyre janë ndaluar për kurim.

Fëmija është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje për fëmijë. Është duke marrë frymë me ndihmën e aparateve.

Deri tani nga fruthi janë prekur mbi 1000 persona, organet kompetente shpallën epidemi në nivel të shtetit, ndërsa nga e hëna fillon vaksinimi nëpër shkolla.

© ZHURNAL 20.04.2019, 19:09 | T.E. | 3,225 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."