ZGJEDHJET PRESIDENCIALE Në diasporë dalja 38.51% kurse votimi në burgje 55%
maqedonia
Zgjedhjet presidenciale Në diasporë dalja 38.51% kurse votimi në burgje 55%

Zgjedhjet presidenciale Në diasporë dalja 38.51% kurse votimi në burgje 55%

Shkup, 20 prill – Në zgjedhjet e gjashta presidenciale sot është votuar në 32 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në diasporë, 1.781 votues të lajmëruar e të pranuar nga KSHZ ndërkohë që në SHBA dhe Kanadë votimi do të fillojë në orën 7:00 për shkak të kohës zonale.

Deri në ora 18:30 sipas raporteve nga komisionet zgjedhore dalja në diasporë ka qenë 38.51% ose 686 votues por vetëm në Europë”, theksojnë nga KSHZ.

Në vendvotimet e hapura nëpër burgje sot kanë votuar 1,640 të burgosur dhe dalja ka qenë 55%, sqarojnë nga KSHZ.

© ZHURNAL 20.04.2019, 22:00 | T.E. | 5,916 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."