Dalje e ulët në Gostivar, Mavrovë Rostushë dhe Vrapçishtit
maqedonia
Dalje e ulët në Gostivar, Mavrovë Rostushë dhe Vrapçishtit

Dalje e ulët në Gostivar, Mavrovë Rostushë dhe Vrapçishtit

Gostivar, 21 prill - Në Komunën e Gostivarit në votime deri në orën 17  kanë dalë 16.981 votues, respektivisht 21,38 për qind prej gjithsej 79.493 të regjistruar në listën zgjedhore.

Sipas  të dhënave të përpunuara në komisionet zgjedhore deri në orën 17 në komunën Mavrovë-Rostushë në vendvotime dolën 2.091 votues, respektivisht 21,16 për qind prej 9.721 qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote.

Në komunën e Vrapçishtit jehona në zgjedhjet presidenciale deri në orën 17 ka arritur 15,8 për qind (4.045) prej gjithsej  25.594 votuesve.

© ZHURNAL 21.04.2019, 19:20 | T.E. | 6,686 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."